22 Nëntor 2019

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mbi zgjerimin e vizitave shtëpiake

Prishtinë, 5 qershor - Fondacioni humanitar Action for Mothers and Children përgjatë muajit Maj filloi partneritetin me organizatën ndërkombëtare UNICEF—programi në Kosovë. Programi i UNICEF-it në Kosovë fokusohet në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve pa dallime, forcimin e kapaciteteve të institucioneve në nivel qendror dhe lokal për të zhvilluar dhe ofruar shërbime cilësore për fëmijët dhe në mbështetjen e fëmijëve, adoleshentëve, vajzave dhe djemve, prindërve dhe komuniteteve për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të marrë pjesë në zhvillimin e komunitetit në mënyrë që çdo fëmijë të ndihet i barabartë.

‘Vizitat Shtëpiake’ është program i Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNICEF, program ky I cili synon ofrimin e sherbimeve shtepiake ne komunat e Kosoves si një qasje për të përmirësuar më tej shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ndërtuar besimin mes infermierëve / punonjësve socialë dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare. Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve të të posalindurit, duke përfshirë shenja të sëmundjeve dhe në të njejtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinim me kohë dhe të plotë, ne kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të fëmijës.

Me programin e vizitës në shtëpi, qëllimi ynë i përgjithshëm është rritja e njohurive të stafit mjekësor, grave shtatzëna dhe nënave të reja në kujdesin antenatal, kujdesit pas lindjes, depresionit pas lindjes, zhvillimi i fëmijës së moshë të hershme (0-3 vjeç), roli i partnerëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes për të ofruar mbështetje, zgjerimin dhe fuqizimin e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë Kosovën përmes programeve të trajnimit dhe angazhimit në aktivitetet arsimore.

Në të njëjten kohe AMC dhe UNICEF do implementojne programin ‘ushqyeshmeria e femijeve’ e cila fokusohet ne mjetet, udhëzimet dhe rekomandimet për ushqyeshmërinë e shëndetshme të fëmijëve të cilat do zhvillohen, miratohen dhe shpërndahen nga ministria e shëndetësisë dhe ministria e arsimit dhe gjithashtu do integtohen në programet mësimore në parashkollorë dhe shkolla fillore, e gjithë kjo me qëllim të krijimit të shprehive të ushqyeshmërise së shëndetshme tek fëmijët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)