25 Prill 2024

Nënshkruhet koalicioni anti duhan

Prishtinë, 27 shtator - Organizata Joqeveritare KADC, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), të përkrahur nga Zyra e UNICEF-it, Zyra e OBSH-së në Kosovë dhe MSh, organizuan sot Tryezën e rrumbullakët me temën: Koalicioini Antiduhan në Kosovë.

Në këtë tryezë, në të cilën ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetëisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, dhe përfaqësues të Ministrive dhe Inspektorateve të tjera dhe përfaqësues nga shoqëria civile, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis partnerëve multisektorial për formimin e Koalicinit Antiduhan në Kosovë.

Shkumbin Spahija, drejtor ekzekutiv i KADC-së, tha se qëllimi i këtij koalicioni është mbrojtja e shëndetit të popullatës , gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese për shëndetin, shoqërinë, ambientin dhe ekonominë, që shkakton konsumimi dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit, nëpërmjet zbatimit dhe përmirësimit të Kornizës Ligjore, me synim të zvogëlimit të prevalencës së konsumit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit.

Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë, tha se kjo Ministri do të mbështes fuqishëm përpjekjet antiduhan, duke bërë të gjitha ato ndryshime që janë të nevojshme në Ligjin për duhanin, me qëllim që ligji të zbatohet praktikisht  dhe të arrijë efektet parandaluese.

Ai tha se MSh do të jetë partner i fuqishëm në këtë koalicion dhe është koha që përveç aktiviteteve preventive, të kalohet edhe në masat disiplinore ndaj shkelësve të ligjit.

Dr. Naser Ramadani, ka thënë se IKSHP është i angazhuar në krijimin e atyre programeve që shkojnë në funksion të reduktimit të duhanpirjes e duhanpirësve, dhe krijimit të një ambient sa më të shëndoshë për popullatën.

Dr. Agron Gashi nga Zyra e UNICEF-it, si mbështetësit më të mëdhenj të këtij projekti, tha se kjo organizatë i ka kushtuar dhe do t’i kushtojë vëmendje të veçantë çështjes së reduktimit të duhanpirjes dhe mbrojtjes së popullatës nga kjo dukuri, në veçanti mbrojtjes së nënave dhe fëmijëve.

Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Koosvë, tha se duhanpirja si në aspektin global ashtu edhe në atë lokal është bërë një problem i madh dhe sot për sot, në asnjë vend të botës nuk ka më çështje më urgjente sa i përket shëndetit publik se sa zbatimi i Ligjit për duhanin.

Në tryezë kanë folur edhe inspektorë të fushave të ndryshme që monitorojnë zbatimin e Ligjit për duhanin, ndërsa ishte konstatim i përbashkët që koalicioni të avokojë për ndryshimin e Ligjit aktual për duhanin dhe miratimit të një ligji të ri që krijon mundësi për një ambient krejtësisht të lirë pa duhan.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)