18 Prill 2024

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt shfaqen minjtë

Prishtinë, 23 nëntor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar me gjendjen teknike të Spitalit Rajonal të Ferizajt i cili menaxhohet nga SHSKUK-ja.

Derisa në këtë spital janë shfaqur edhe brejtësit (minjtë), atëherë mund të përhapet edhe ndonjë sëmundje epidemike për fëmijët e porsalindur, për nënat lehona por edhe për stafin e spitalit.

Prandaj AVONET shpreh shqetësime se një gjendje e tillë është edhe në disa institucione të tjera publike.  AVONET kërkon nga ministri i z. Ismaili të marrë masa urgjente për deratizimin dhe dezinfektimin e hapësirave publike nëpër institucione.

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës duhet t’i shqyrtoi kërkesat e Spitalit të Ferizajt për ta mbajtur sa më të pastër ambientin brenda objektit sepse frekuentimi i qytetarëve është mjaftë i madh.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET edhe gjatë ditëve në vazhdim do ta ngrit sërish zërin nëse gjendja higjenike nuk përmirësohet brenda objektit të Spitalit në Ferizaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)