06 Korrik 2020

Në QKUK fillojnë punën 100 infermier

Prishtinë, 2 gusht - Njëqind infermier/e të profileve të ndryshme e kanë filluar sot punën në kuadër të klinikave të Qendrës  Klinike  dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ju dëshiroi atyre mirëseardhje dhe punë të mbarë.

“ Është kënaqësi e madhe që po punësoheni në QKUK dhe nuk keni pasur nevojë të shkoni jashtë vendi, ju jeni shumë të rëndësishëm  për  pacientët   ”, u shpreh drejtori Sejdiu.

Ai kërkoi angazhim maksimal nga ta, me qëllim  që pacientëve të ju ofrohen shërbime sa më kualitative.

Sipas tij, në QKUK do të ketë edhe konkurse të tjera për punësim të infermierëve të profileve të ndryshme.

Nga 100 infermierët  që filluan punën, 35 infermier/e janë me shkollim të mesëm në infermieri, 35 me shkollim të mesë, 5 mami, infermiere akusherike  me shkollim të mesëm, 5 me shkollim bachelor.  5 infermier/e pediatrike, 5 laborantë drejtimi mjekësor,7 fizioterapeutë bachelor dhe 3 me shkollim të mesëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 15)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)