19 Gusht 2022

Në Opterushë përurohet Qendra e Mjekësisë Familajre

Rahovec, 13 qershor  - Për nder të Ditës së Çlirimit, në fshatin Opterushë, u përurua Qendra e Mjekësisë Familjare, kostoja e së cilës është 82 mijë euro nga buxheti komunal, gjegjësisht nga të hyrat e taksapaguesve të komunës së Rahovecit.

Në QMF do të punojnë mjeku, stomatologu dhe laboranti i cili do të kryej analiza urgjente.

Kryetari Latifi i cili solemnisht e preu shiritin me bashkëpuntorë, me këtë rast tha: “Është kënaqësi e veçantë që në vigjile ë Ditës së Çlirimit të Rahovec, sot, të përurojmë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Opterushë, objekt ky modern i ndërtuar nga mjete të taksapaguesve tanë”.

Në emër të fshatit falënderoi Skender Krasniqi, kryetar i Këshillit të fshatit Opterushë, i cili thotë se ky objekt e ka vlerën e jashtëzakonshme në ruajtjen permanente të shëndetit, në përgjithësi për të gjithë banorët e Opterushës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)