29 Mars 2024

Në Kosovë konfirmohet një rast me variantin afrikan të koronavirusit

Prishtinë, 8 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi sot se ka konfirmuar një rast me variantin afrikan të koronavirusit i cili nga Organizata Botërore e Shëndetësisë njihet si Beta.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se “pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive” në Prishtinë.

“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja”, thuhet në njoftim.

Varianti Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është përhapur tashmë në së paku 20 vende të botës.

Nuk ka prova se ai shkakton sëmundje më të rëndë nga koronavirusi se variantet e tjera, por ka shqetësime se ai mund të përhapet më shpejt.

Deri më 7 qershor, Kosova ka konfirmuar gjithsej 107,507 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,245 pacientë kanë vdekur dhe 104,188 janë shëruar.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)