28 Mars 2024

Në Kosovë konfirmohen 52 raste me koronavirus

Prishtinë, 23 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 302 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga te cilat me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 52 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

Sot gjithashtu janë shëruar 39 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 9.268.966 raste të COVID-19 dhe 476.376 raste të vdekjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)