28 Mars 2024

Në Klinikën e Syve u krye operacioni i parë nga kirurgjia vitreoretinale

Prishtinë, 26 janar - Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  për herë të parë janë kryer peracione- intervenimet e para në sy nga kirurgjia vitreoretinale.

Operacionet janë kryer nga dr. Xhevat Lumi, kirurg vitreoretinale, i cili punon dhe vepron në Lubjanë të Sllovenisë.  Kirurgu Lumi është asistuar nga specialistët  e Klinikës së  Syve.

Pas intervenimit të parë tek pacientja SH. P (1954) në Klinikën e Syve, dr. Lumi, shkurtimisht tha se ndërhyrja është kryer me sukses, pacienti nuk ka pasur komplikime dhe nuk beson  se nuk  do të ketë edhe në të ardhmen.  

Ndërkaq , dr. Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Syve në QKUK , tha se ky është operacioni i parë dhe është historik për klinikën.  

Ai falënderoj  doktorin nga Sllovenia. Sipas tij, ky është një sukses i madh. Dr. Zejnullahu tha se planifikohet të kemi bashkëpunim me të gjatë me doktorin dhe të bëhet edhe trajnimi i stafit që është i gatshëm për sfidat e radhës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)