08 Maj 2024

Në Klinikën e Syve për herë të parë kryhet operacioni për heqje të trupit të huaj

Prishtinë, 31 mars - Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës, për herë të parë, me anestezion lokal dhe premidikim është bërë heqja e trupit të huaj në sy.

Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A ((1956), syri i të cilit pas CT-së kontrolluese është në gjendje të mirë.

Operacionin  e  ka kryer ekipa në përbërje të, dr. Ardian Shabani, dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipa e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër mbështetës.

Ndërhyjret e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro.

Klinika e Syve, pas paisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)