04 Qershor 2020

Në Itali, Spanjë dhe Francë bie numri i të infektuarve nga koronavirusi

Romë, 6 prill - Në Itali, Spanjë dhe Francë vende këto të cilat kanë pasur raste me të shumta të vdekjeve, gjatë ditës se djeshme kanë raportuar për shifrën më të ulët ditore të vdekjeve dhe të infektuarve si pasojë e COVID-19.

Për herë të parë që prej datës 19 mars, Italia shënon numrin më të ulët të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19.

Në total, numri i viktimave në vend ka shkuar mbi 15 mijë, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 128,948.

Zyrtarët i kërkuan popullatës të mos shpërfillë masat e rrepta të izolimit, për të cilat ata thanë se kishin filluar të jepnin rezultate.

Zyrtarët italianë kanë thënë se rrritja e qëndrueshme në numrin e rasteve sugjeron se pandemia ka arritur në pikën më të lartë të saj dhe se shifrat me gjasë do të bien nëse respektohen masat e rrepta të izolimit.

Numri i viktimave nga COVID-19 është ulur edhe në Francë, krahasuar me ditët e kaluara.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 357 viktima, duke e çuar në total numrin e të vdekurve 8078 persona.

Franca është ndër vendet e para me numrin më të lartë të të infektuarve me 90864 persona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)