28 Mars 2024

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly

Prishtinë, 4 shkurt - Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly i cili shoqërohej nga  zëvendës ambasadorja, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri. Myftiu Tërnava njohu ambasadorin Kolly me historinë, punën dhe angazhimin permanent e Bashkësisë Islame të Kosovë përgjatë viteve që Kosova të jetë një vend i sigurt  dhe paqësor ku të gjithë qytetarët do të jetonin në paqe mes vete. 

Ai e njohu atë me institucionin që drejton, si edhe rolin e kontributin që BIRK-u jep në drejtim të mbarëvajtjes së jetës fetare në vend. Më pas Myftiu Tërnava po ashtu njoftoi ambasadorin Kolly për përkushtimin  e vazhdueshëm të Kryesisë së BIRK-ut dhe administratës saj në terren në përballje me pandeminë globale COVID-19, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet shtetërore në luftimin e kësaj sëmundje ngjitëse, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe më me pak pasoja. 

Myftiu Tërnava po ashtu çmoi dhe vlerësoi raportet shumë të mira që kanë me shtetin e Zvicrës, gjegjësisht ambasadën e saj në Kosovë, duke vë në spikamë ndihmën shumë të madhe që ka dhënë dhe po jep shteti dhe populli zviceran në zhvillimin dhe mbështetjen e Kosovës në të gjitha sferat në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë

Nga ana e tij, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly falënderoi Myftiun për pritjen dhe potencoi edhe njëherë  kontributin që po jep  Myftiu Tërnava dhe BIRK-u për luftimin e pandemisë  si  dhe ruajtjen e raporteve  të  harmonisë, tolerancës e dialogut ndërfetar në vend mes komuniteteve fetare  që jetojnë në Kosovë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)