22 Tetor 2019

Mungesa e shërbimeve gjinekologjike në disa komuna, është problem serioz

Prishtinë, 18 shtator - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezë lidhur me mungesën e shërbimeve të gjinekologut në disa prej komunave të Kosovës.

Në këtë tryezë pjesë e së cilës ishin kandidatë për deputetë nga subjektet politike, përfaqësues të autoriteteve lokale si dhe të shoqërisë civile u konfirmua që mungesa e shërbimeve gjinekologjike në  disa komuna, është problem serioz i cili kërkon zgjidhje sa më të shpejtë.

Adelina Hasani nga KDI, ka prezantuar të dhënat nga tereni lidhur më mungesën e shërbimeve të gjinekologut  në disa prej komunave , të cilat kanë dalur si rezultat i takimeve me komunitetin në nivel lokal.

“Mungesa e këtyre shërbimeve  ka shkaktuar që shumë raste të përfundojnë me fatalitet. Shumë gra janë detyruar që të bëjnë lindje në rrugë si pasojë e distancës  së madhe deri tek qendra për të marrë shërbime të gjinekologut”, u shpreh ajo.

Hasani ka përmendur se  në mungesë të këtyre shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare  gratë, detyrohen që kontrollet  t’i bëjnë në klinika private.

Ajo ka theksuar se në komunën e Kamenicës dhe Dragashit, kjo situatë paraqitet si më e rëndë.

Agim  Çaka, kandidatë për deputetët nga koalicioni NISMA-AKR- PD, u shpreh se mungesa e  gjinekologut  në Kaçanik paraqet problem të madh dhe është e domosdoshme që të ketë gjinekolog.

“Këtu kemi të bëjmë në minimum me dy jetë, është një çështje mjaftë serioze që duhet të merremi. Aty  ku paraqiten problemet ligjore duhet të intervenohet dhe të zgjidhet ky problem”, theksoi ai .

Arben Vitia, kandidatë për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se deri më tani nuk është punuar  në stimulimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare që të ofrojnë shërbime bazike gjinekologjike”. 

Ai ka thënë se shumë gjinekolog refuzojnë të punojnë në nivelin lokal, dhe synojnë QKUK-në, pasi mundësia për ngritje të karrierës është më e madhe. Ai përmendi nevojën për qartësimin e sistemit të referimit për përditësimin e legjislacionit.

Besa Baftiu, kandidate për deputete nga koalicioni AAK/PSD, theksoi se  ato QKMF, kanë maternitet ligjërisht mund të kenë gjinekologun dhe pediatrin, por sipas saj një gjë e tillë nuk është bërë në shumicën e komunave.

“Në Kamenicë ka pasur përpjekjeje që ky problem të zgjidhet, por që në dy tri raste konkurset kanë dështuar, për shkak se nuk ka pasur gjinekolog që kanë aplikuar”, u shpreh Baftiu.

Iliri Kurtishi kandidatë për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se QKMF-të, së paku duhet  të kenë gjinekolog  dhe pediatër.

 Ai ka thënë se komunat duhet të investojnë në specializimin e gjinekologut, ku më pas ata të jenë të detyruar që të punojnë në QKMF-të përkatëse.

Ndërsa, Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili po ashtu garon në listën për deputetë, tha  se zgjidhja e këtij problemi mund të bëhet me duke filluar nga aspekti i politikë bërjes, planifikimi i resurseve humane në gjinekologji duke marrë shembull edhe nga shtetet e rajonit, krijimi i ekipeve mobile.

Pjesë e këtij diskutimi ishin edhe pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe zyrtarë komunal, ku ata folën për problemet që po shkakton mungesa e shërbimeve të gjinekologut.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale në Kosovë”, projekt ky që mbështet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2019 - Me rastin e 30 vjetorit të rënies së komunizmit, Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez do të organizojë konferencën shkencore ndërkombëtare me titull '30-vjetori i rënies së sistemit komunist'. (Hoteli Sirius, ora 9:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë per koordinimin ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore si dhe sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike pranë misionit të USAID-it në Kosovë, Matthew Cullinane, do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të Fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë, do të protestojnë para Rektoratit të UP-së. (Para Rektorati, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbahet Panairi i Sportit me të gjitha klubet sportive të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Dega e Alternatives në Gjakovë mban konferencë për media. (Zyrët e Alternativës në Çarshinë e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Gjinekologjia me obstetrikë  për infermieri dhe mami” me autore Prof. dr. Myrvete Paçarada dhe bashkautorë  Ass. dr. Vlora Ademi Ibishi dhe Ass. dr. Nyltene Kongjeli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Më rastin e Ditës Boterore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë 'Cilat duhet të jenë prioritete e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë?  - Rekomandime dhe propozime nga shoqëria civile'. (Zyrët e Resource Center (Lagjja Pejton, Rr. Pashko Vasa, nr. 1, përballë Hotel Royal, ora 13:00)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 173-të. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- ETEA organizon premierën e shfaqjes “Muret Flasin” që i dedikohet përkujtimit të organizimit të arsimit paralel gjatë viteve të '90-ta. (Shtëpia - shkollë “Sami Frashëri” e familjes Aliu - Hertica, ora 20:00)