29 Mars 2024

MSH shpërndan sete mbrojtëse për personelin në QKUK

Prishtinë, 24 dhjetor - Në kuadër të rritjes së nivelit të masave preventive kundër sëmundjeve të ndryshme, në veçanti kundër sëmundjeve ngjitëse, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot rreth 1000 sete mbrojtëse si dorëza, kapela, uniforma, etj., në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këto komplete mbrojtëse, do t’i shërbejnë personelit shëndetësor dhe sipas nevojave edhe vizitorëve në Qendrën Emergjente, Klinikën Infektive dhe klinikave të tjera si masa mbrojtëse për t’u mbrojtur nga infeksionet e ndryshme bartëse.

Gjatë ditëve në vijim, me sete të tilla mbrojtëse do të pajisen  edhe Urgjenca e Prishtinës dhe qendrat e tjera shëndetësore të vendit që kanë nevojë për to.

Këto sete mbrojtëse për personelin janë pjesë e një donacioni në vlerë prej rreth 120.000 dollarëve amerikanë të Ushtrisë së SHBA-ve dhuratë për shëndetësinë e Kosovës, realizuar përmes Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe USAID-it.

MSH shpreh falënderimin e saj për asistencën e vazhduar të shtetit amerikan edhe në fushën e shëndetësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)