18 Prill 2024

MSH nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi

Prishtinë, 24 tetor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës nënshkroi sot dy memorandume bashkëpunimi: një me Institutin për Hulumtime Klinike “Comac Medical” me seli në Sofje të Bullgarisë dhe tjetrin me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Memorandumi i parë është nënshkruar nga Ministri Ferid Agani (MSH) dhe Milen Vrabevski (COMAC), ndërsa Memorandumi i dytë nga U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së dr. Gani Shabani dhe Dr. Feride Rushiti (QKRMT).

Memorandumi midis MSh-së dhe “Comac Medical” parasheh bashkëpunim në fushën e hulumtimeve klinike , trajnimeve profesionale, ngritjen e kapaciteteve menaxheriale, etj. për profesionistë mjekësor kosovare dhe institucionet shëndetësore të Kosovës në bashkëpunim me këtë qendër, derisa Memorandumi midis MSh-së dhe QKRMT-së parasheh bashkëpunimin dhe ndihmën e MSH-së për sigurimin e barnave për viktimat që u kanë mbijetuar torturave të luftës dhe që janë nën përkujdesjen e QKRMT-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)