28 Mars 2024

MSh: Mbi 300 pacientë të trajtuar jashtë vendit

Prishtinë, 12 gusht - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka arritur që në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, përmes Programit të Trajtimit Jashtë Vendit (TJV), të dërgojë në mjekim jashtë institucioneve shëndetësore të Kosovës  356 pacientë.

Prej këtij numri, 272 raste janë financuar nga Programi i TJV-së, derisa 84 raste të tjera, kanë shkuar trajtuar dhe janë në trajtim e sipër pa pagesë nga ana e institucioneve shëndetësore të Republikës së Turqisë.

Numri më i madh i pacientëve të mjekuar për këtë periudhe gjashtë mujore është bërë në Republikën e Turqisë (148 + 84), në Maqedoni 65, Gjermani 38, Shqipëri 21, derisa raste në numër më të vogël janë trajtuar edhe në shtetet si Francë, SHBA, Zvicër, Austri, etj.

Zyra e Programit të Trajtimit Jashtë Vendit (ZTMJV) ndërkaq, vetëm në periudhën gjashtë mujore të këtij viti ( 1janar 2010-30 qershor 2010) ka pranuar 582 aplikacione për TMJV sipas diagnozës, prej të cilave 69 raste janë fëmijë të moshës prej 0-15 vjeç.

Numri më i madh i rasteve që kanë aplikuar në periudhën e parë gjashtë mujore të këtij viti, janë raste të natyrës kardiologjike (162), ortopedike (129), oftalmologjike (91), radio-onkologjike (65), pediatrie (20), neurologjike (20), pardiatri-kardiologjike (16), etj.

Programi i Trajtimit Mjekësor Jashtë Vendit në kuadër të MSh-së është themeluar sipas Udhëzimit Administrativ (Shëndetësi) 7/2003 si program i Qeverisë së Kosovës që ka për qëllim të ofrojë asistencë plotësuese mjekësore për ata qytetarë të prekur nga sëmundjet që aktualisht nuk mund të trajtohen në institucionet publike shëndetësore kosovare dhe të cilët nuk mund të paguajnë trajtime të tilla nga fondet e tyre vetjake.

Që prej vitit 2003, kur është themeluar ky program, Zyra e TMJV e MSh-së ka pranuar 6570 aplikacione, prej të cilave ka aprovuar 5721 lëndë , derisa trajtim mjekësor përmes buxhetit të PTJV-së kanë marrë mbi  2300 persona.

Programi i Trajtimit Jashtë Vendit i Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur në dispozicion gjatë këtij viti një buxhet prej 2 milionë eurove.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)