28 Mars 2024

MSH kërkoi realizimin e objektivave të parashtruara për këtë vit

Prishtinë, 14 shtator - Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot një takimi zgjeruar i Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së dhe drejtorëve të Ministrisë me drejtorët e institucioneve shëndetësore të Kujdesit Sekondar dhe Terciar.

Në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Ilir Tolaj, ka njoftuar drejtorët e institucioneve shëndetësore me aspektet të ndryshme të punës në Ministri, duke filluar nga hapat e Ministrisë në reformën legjislative, rekomandimet e Auditorit të përgjithshëm për institucionet shëndetësore, ekzekutimin e buxhetit, menaxhimin dhe furnizimin me barna dhe çështje të tjera që lidhen me punën e përbashkët.

Ai ka kërkuar nga menaxherët e institucioneve sekondare dhe terciare shëndetësore që të rriten angazhimet në pjesën e mbetur të vitit në realizimin e objektivave të parashtruara për këtë vit, realizimin sa më të mirë të buxhetit dhe investimet e parapara, rritjen e nivelit të realizimit të hyrave vetjake dhe rritjen e kontrollit të menaxhimit të barnave përmes sistemit softwerik të instaluar nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim që barnat e blera nga Ministria, të arrijnë tek pacientët dhe të evitohen lëshimet e ndryshme.

Në këtë takim është kërkuar që të fillohet me përgatitjen e planeve të punës për vitin që vjen, planifikimin sa më të mirë të shpenzimeve në kategoritë e ndryshme sipas buxhetit në dispozicion dhe rritjen e përgjegjësisë në punë, duke fuqizuar komunikimin e rregullt midis Ministrisë dhe departamenteve të saj me institucionet shëndetësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)