24 Prill 2024

MSH dhe QKUK nisin bashkëpunimin me Gjermaninë

Prishtinë, 4 janar - Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Klinikë Universitare e Kosovës kanë nënshkruar sot me Kerckhoff Klinik nga Republika Federale e Gjermanisë Letrën e qëllimit të bashkëpunimit, si një mundësi e mirë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Këtë Letër të qëllimit, e cila do të pasohet me një Marrëveshje të bashkëpunimit e nënshkruan sot Ministri i Shëndetësisë Dr. Ferid Agani, drejtori Ekzekutiv i QKUK-së Dr. Nijazi Gashi dhe Dr. Safet Beqiri, kryeshef i Kirurgjisë Torakale –Onkologjinë në Kerckhoff Klinik të Landit të Hessenit në Republikën Federale të Gjermanisë.

Përmes këtij bashkëpunimi të filluar do të bëhet avancimi i kapaciteteve profesionale dhe shkencore midis QKUK-së dhe Kerckhoff Klinik në interes të pacientëve.

Detajet e bashkëpunimit që lidhen me fushën e kardiokirurgjisë, kardiologjisë invazive, sëmundjet e mushkërive, kirurgjinë torakale, onkologjinë, reumatologjinë, etj., do të specifikohen në Marrëveshjen e bashkëpunimit, dhe ato kanë për qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale për specialistët kosovarë, sub-specialistët dhe nivelin e infermierisë përmes programeve të përbashkëta të organizuara midis QKUK-së dhe Kerckhoff Klinik.

Ministri Agani, drejtori i QKUK-së, Gashi dhe kryeshefi i Kirurgjisë Torakale –Onkologjike në Kerckhoff Klinik, Beqiri, e cilësuan këtë bashkëpunim si një fillim të mbarë që do të mundësojë avancimin e disa shërbimeve në Kosovë, nga të cilët do të përfitojnë pacientët kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)