17 Tetor 2019

Mjekët nga Suedia kryejnë operacione në QKUK

Prishtinë, 17 janar - Një ekip mjekësor nga Suedia, i përbërë nga kirurgë plastikë dhe anesteziologë,  po qëndrojnë në QKUK dhe po trajtojnë pacientë,  në bazë të një bashkëpunimi mes Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Qendrës Klinike Universitare të Linkoping të Suedisë, i cili ka nisur më 2001. Bashkë me kirurgët nga Kosova, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, këtë javë, kanë kryer tri operacione mikrokirurgjike,  në bazë të planifikimeve të bëra. Drejtori i Kirurgjisë Plastike në QKUK, dr. Zenë Buja, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me kirurgët suedezë.

Përveç ndihmës profesionale, Buja tha se Suedia i ka furnizuar edhe me pajisje mjekësore. “Bashkëpunimi me mjekët suedezë daton që nga viti 2001 është një bashkëpunim shumë i mirë, shumë i suksesshëm, për arsye se ky ekip i mjekëve suedezë na ka ndihmuar shumë, si në aspektin e ngritjes sonë profesionale, poashtu na kanë ndihmuar edhe me pajisje mjekësore”, tha Buja.

Erkki Torpilla, mjek nga Suedia, ndërkaq, foli për intervenimet kirurgjike dhe tregoi për aktivitetin e ekipit që drejton ai, me të cilën po qëndron në Kosovë që nga dita e hënë.

“Qëllimi dhe misioni ynë është që të japim leksione për kolegët tanë kirurgë plastikë. Fillimisht kemi bërë konsultime për vështirësitë rreth rasteve të operimeve plastike. Gjithashtu, kemi bërë shumë vizita dhe kemi dhënë rekomandime për kolegët tanë se si të veprohet ose jo. Kemi kryer operacione ku kemi menduar se ka përfitime në aspektin edukativ”, tha Torpilla.

Mjekët nga Suedia do të qëndrojnë në Kosovë deri ditën e premte. Kjo qendër universitare ka pasur bashkëpunim edhe me klinikat e tjera të QKUK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)