29 Mars 2024

Mjekët nga SHBA operojnë 7 pacientë

Prishtinë, 15 tetor - Në Klinikën e  Kirurgjisë Maksilofaciale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),  ka qëndruar një ekip i mjekëve nga Oregon Portland,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Dr.Brett Ueeck, kirurg maksilofacial dhe  Dr.Cheryl Cermin-ortodonte, kanë kryer operacione  të ndërlikuara së bashku me  mjekët kosovarë.

Mjekët nga Amerika,  i kanë dhuruar  Klinikës së Kirurgjisë Maksilofacilae dy paisje (Osteodistraktorë) për stimulimin e rritjes se nofullës së sipërme në mënyrë kirurgjike, me vlerë 22.000 dollarë.

Gjatë qëndrimit të tyre në QKUK, mjekët  amerikanë kanë operuar 7 pacientë nga lëmi i Kirurgjisë Ortognatike, traumatologjia e regjionit maksillofacial dhe  anlomalitë kongjenitale.

Ekipi mjekësor ka ekzaminuar rreth 40 pacientë dhe ka  mbajtur dy ligjërata nga lëmi i Kirurgjisë Maksillofaciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)