28 Mars 2024

Mjekët me poste të njëjta në klinikat publike dhe private

Prishtinë, 9 shtator - Shumë mjekë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të angazhuar me punë edhe në klinikat private në vend. Disa prej tyre, madje mbajnë edhe poste drejtuese në të dyja institucionet. Autoritetet shëndetësore thonë se nuk janë në dijeni për këtë çështje.
 
Autoritetet shëndetësore thonë se kjo çështje përbën konflikt interesi. Në publikimet e klinikave private shëndetësore, shpesh dëgjojmë edhe emrat e mjekëve të angazhuar aty.

Një i tillë i një spitali turk në Prishtinë, thotë se “Spitali drejtohet nga dr.Shefqet Lulaj, e i cili njëkohësisht është edhe drejtor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Dr. Shefqet Lulaj mohon të jetë udhëheqës i spitalit privat për gjinekologji.

“Atje është drejtor krejt dikush tjetër, unë punoj vetëm dy orë atje, kurrfarë kompentencash nuk kam, mos u merrni me dezinformata, shikoni ku regjistrohen kompanitë emri im nuk është aty dhe mos u merrni me këto dezinformata se mandej keni me pas probleme edhe me spitalin edhe me mua”, ka thënë Lulaj.

Ushtruesi i detyrës së ekzekutivit në QKUK, Lulëzim Emini, thotë se kjo është e papranueshme. Sipas tij, inspektorati shëndetësor do të duhej të njoftonte qendrën terciare për raste të tilla, sepse duke qenë drejtor në klinikë private dhe në të njejtën kohë në atë publike, kjo përbën konflikt interesi.

“Nëse raste të tilla ka, atëherë do të duhej që inspektorati i Ministrisë së Shëndetësië, gjatë inspektimeve në klinika e ambulanta, sepse inspekton edhe stafin, të na njoftojë neve. Edhe pse mungon një udhqëzim administrative dhe edhe pa këtë mendoj se udhëheqësit në klinikën publike nuk munmd të jenë udhëheqës edhe në klinikat tjera private, sepse është konflikt interesi”, thotë Emini.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka thënë se do të kërkojë nga sekretari i përgjithshëm që të shqyrtojë këtë informatë dhe të vlerësoj situatën dhe më pas të merr edhe masat e duhura ligjore.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)