25 Prill 2024

Mjekë suedezë po kryejnë operacione të ndërlikuara

Prishtinë, 12 shtator - Ekipi i mjekëve nga Universiteti i Linkopinkgut të Suedisë, me në krye  Prof.  Peter  Drott, po kryen disa operacione të ndërlikuara në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Repartin e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. 

Operacionet  kanë filluar të realizohen ditën e djeshme më 12.09.2011, përmes metodës endoskopike. Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, do të realizohen 13 operacione, përderisa pritet të përfitojnë edhe pacientë të tjerë nga Reparti i  Kirurgjisë Plastike.

Ekipi i mjekësorë suedez  ka siguruar gjithë materialin shpenzues të nevojshëm për të kryer këto operacione.

Përfaqësuesit e mediave që  shprehin interesim për të ndjekur  nga afër operacionet, këtë mund ta bëjnë gjatë ditës së nesërme, në ora 10:00, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)