28 Mars 2024

Mjekë nga Suedia, operuan 9 pacientë në kirurgji plastike

Prishtinë, 27 shtator - Një ekip i mjekësve nga Suedia i udhëhequr nga Ass. Prof. Erkki Tarpila, nga data 23 deri më 27 shtator ka qëndruar në Klinikën  e Kirurgjisë  Plastike.

Në bashkëpunim edhe me mjekët e klinikës, janë kryer 9 operacione , një operim mikrokirurgjik, një rekonstruksion i gjirit dhe operime tjera nga lëmi i  e kirurgjisë rekonstruktive dhe kirurgjia e dorës.

Ekipi  i mjekëve suedez ka realizuar me dhjetëra vizita të tjera  mjekësore për pacientët.

Ky ekip mjekësor vjen në Kosovë për të 19 herë me radhë dhe në përbërje të tij ka tre kirurg plastik, një mikrokirurg, një kirurg të dorës dhe një infermiere..

Kësaj here, ekipi nga Suedia ka sjellë edhe një  VAC aparat,  shumë i nevojshëm për trajtimin e plagëve kronike dhe të infektuara.

Ekipi i mjekëve nga Suedia ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vijë për të ndihmuar pacientë e kirurgjisë plastike, e poashtu stafin mjekësor duke ndikuar në ngritjen dhe edukimin e tyre profesional.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)