20 Prill 2024

Mitrovica shënon Ditën Botërore kundër Duhanit

Mitrovicë, 30 maj - Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën  Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni ”, në Mitrovicë, në kuadër të  aktiviteteve për shënimin e “31 Majit-Ditës Botërore kundër Duhanit” organizuan një tryezë vetëdijesuese kundër pirjes së duhanit.

Në tryezë morën pjesë zyrtarë nga Drejtoria e Shëndetësisë, kryeshefi i QKMF-së, Burim Pllana, kryeinfermieria, Rukije Hajdari Pllana, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë, Teuta Fejza, përfaqësues të tjerë të shëndetësisë, drejtorë të shkollave, nxënës, prindër dhe pjesëmarrës të tjerë nga shoqëria civile.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i qytetarëve rreth dëmeve që shkakton  konsumimi i duhanit.

Ndërsa kryeshefi i QKMF-së, Burim Pllana, theksoj se edhe personat që nuk e pinë duhanin, mund të dëmtohen kur ata ndodhen vazhdimisht në një mjedis ku pihet duhan.  Sipas tij, duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë, se për çdo vit në botë vdesin rreth 7 milionë njerëz si pasojë e pirjes së duhanit.

Studimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, flasin për atë, se nga 5 infarkte, 4 shkaktohen nga pirja e duhanit.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë, Teuta Fejza tha se në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete për sensibilizim të qytetarëve për pasojat vdekjeprurëse nga duhani  i cili është përgjegjës për shumë  lloje të sëmundjeve të rënda që vijnë nga ai. Ajo po ashtu  theksoj se pirja e duhanit shkakton kancer në mushkëri, sëmundje të tjera dhe dëmton fëmijët gjatë shtatzënisë.

Po ashtu bëri apel që të respektohet ligji kundër duhanit dhe ftoj inspektorët komunal të dalin në vendet ku konsumohet duhani nëpër objekte të mbyllura dhe të ndërmarrin masa për zbatimin e ligjit, duk i dënuar ata që e shkelin ligjin.

Ndërkaq doktor Ardian Peci, prezantoi një hulumtim të bërë rreth konsumimit të duhanit dhe pasojave tek personat që e konsumojnë atë.

Për fund është zhvilluar një diskutim mes specialistëve të shëndetësisë dhe nxënësve lidhur me pyetjet që kishin për konsumimin e duhanit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)