27 Prill 2024

Miratohet Statuti i ri i QKUK-së

Prishtinë, 5 prill - Pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për shqyrtimin e propozimit për Statutin e ri të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, nënshkroi sot statutin e ri të kësaj qendre si dokument themelor të institucionit më të rëndësishëm të nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor në vend.

Miratimit të Statutit të QKUK-së, i parapriu procesi demokratik i konsultimeve, i cili u vlerësua lart nga të gjithë anëtarët e Këshillit Konsultativ, duke e konsideruar si bazë tejet të mirë për vazhdimin e proceseve reformuese në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
 
Këshilli Konsultativ përbëhej nga përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fakulteti i Mjekësisë i UP-së dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Statuti i ri i QKUK-së do të jetë që nga nesër në dispozicion të publikut permes web faqes zyrtare të MSh-së:  www.msh-ks.org

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)