20 Prill 2024

Ministria e Shëndetësisë licencon pesë laboratorë tjerë për testime

Prishtinë, 3 shtator - Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten se ka licencuar edhe pesë laboratorë tjerë për kryerje të testeve për koronavirus.

Prej tyre, dy do të mund të kryejnë teste virologjike, përmes së cilave një person kupton nëse është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.

Tre laboratorë tjerë do të kryejnë teste serologjike, përmes së cilave kuptohet nëse një person ka pasur në të kaluarën këtë virus.

Deri më tani në Kosovë janë licencuar edhe 118 laboratorë tjerë, derisa vetëm një prej tyre ka kryer teste virologjike.

Gjatë fundjavës në Kosovë ka pasur disa ankesa të qytetarëve, se laboratorin privat “Medical & Laboratory Services”, të licencuar për testime virologjike, kanë paguar deri në 200 euro.

Kosovës të mërkurën i janë​ shtuar 112 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 488 mostrave.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,713 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)