26 Prill 2024

Ministria e Shëndetësisë i dhuron autoambulancë për Neonatologjinë

Prishtinë, 14 mars - Ministria e Shëndetësisë, i ka dhuruar sot një autoambulancë Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me dhurimin e kësaj autoambulance, në këtë klinikë është shtuar edhe një shërbim i ri, që është bartja e foshnjave të porsa lindura me probleme shëndetësore nga 7 spitalet e përgjithshme të vendit për në QKUK në mënyrë profesionale.

Kjo pritet të ulë edhe shkallën e vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore.

Pas dorëzimit të kësaj autoambulance, ministri Ismaili tha se që nga sot, foshnjat e porsalindura me probleme shëndetësore në 7 qytetet kryesore të Kosovës, do të transportohen për në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK,  me autoambulancë me të gjitha pajisjet mjekësore për transport profesional.

“Me dhurimin e kësaj autoambulance, kemi shtuar një shërbim të ri në QKUK, i cili ka munguar deri më sot. Pas ofrimit të këtij shërbimi emergjent dhe profesional, ne presim që edhe shkalla e vdekshmërisë te foshnjat e lindura para kohe me probleme shëndetësore, të ulet edhe më tej. Urime Klinikës së Neonatologjisë për fillimin e këtij shërbimi të ri!”,  tha ai.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, tha se se ky është një shërbim i ri të cilin nuk e ka asnjë institucion publik shëndetësor në rajon, dhe i cili, do të lehtësoj punën për profesionistët shëndetësor dhe  do të shtoj kujdesin për nënat dhe foshnjat e porsalindura. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)