10 Prill 2021

Ministri Vitia është shkelësi më i madh i masave anti-COVID

Prishtinë, 7 prill - Rrjeti i OJQ-ve AVONET vlerëson se vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për mbylljen e lokaleve dhe kufizimi i lëvizjes, është i pamatur dhe i pa analizuar mirë, si dhe përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Duke parë që shumica e kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës dhe Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka qenë kundër mbylljes dhe kufizimit të lëvizjes, Vitia nuk ka marrë për bazë këtë vlerësim të kryetarëve, prandaj kjo tregon se Vitia është ndër ministrat që vazhdon mosrespektimin e mendimeve dhe vlerësimeve nga institucionet lokale.

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës me datën 4 mars 2021 ka deklarauar se është kundër kufizimit dhe mbylljes, ku keni të bashkangjitur edhe linkun: https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/3847240888697115

Sipas AVONET-it, kufizimi i lëvizjes të qytetarëve nga ora 22:00 deri orën 5:00 të mëngjesit, është njëra prej shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, e cila është e garantuar me Konventat ndërkombëtare dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës.

AVONET, konsideron se masa e kufizimit, asnjëherë nuk ka sjellë ndonjë efekt, por vetëm sa ka krijuar pasoja si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë psikik.

AVONET, shpreh shqetësimin se mosmarrja parasysh e shqetësimit të komunitetit të gastronomisë është tejet shqetësues dhe kjo tregon injorancën e vazhdueshme të z. Vitia lidhur me qasjen e komunikimit me palet dëmtuara.

Poashtu AVONET vlerëson Vitia ishte prej personave të parë që nuk kanë respektuar masat anti-COVID dhe po ashtu ai gjatë tërë kohës ka qenë pjesë aktive në tubimet publike, si shumë zyrtarë të tjerë të partive publike”.

Rritja e infeksionit nuk është si shkaktuar nga mosrespektimi i masave nga qytetarët, por janë vetë partitë politike që kanë rritur numrin e infeksionit si pjesëmarrëse në tubimet publike.

“AVONET kërkon nga kryeministri Kurti që të shqyrtojë vendimin e marrë dhe të rrit komunikimin me komunitetin e gastronomëve, si dhe të trajtoj me seriozitet problematikat që ka shfaq virusi Covid -19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)