25 Prill 2024

Ministri Ismaili inicion krijimin e Bordit të ri drejtues të SHSKUK-së

Prishtinë, 20 shtator - Me qëllim të reformave në sektorin e shëndetësisë, zbatimit të ligjshmërisë, funksionimit normal dhe sa më profesional të institucioneve shëndetësore, dhe duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka iniciuar sot krijimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Për këtë qëllim, Ministri Ismaili, u ka kërkuar sot institucioneve që sipas Ligjit për Shëndetësi e përbëjnë Bordin Drejtues të SHSKUK-së, që në afat sa më të shkurtër, brenda kësaj jave të propozojnë nga një emër për përfaqësim në këtë Bord, duke u udhëhequr nga kriteret dhe kërkesat që dalin nga Ligji për Shëndetësi dhe Statuti i SHSKUK-së, dhe duke propozuar kandidatë me vlera të larta morale, etike dhe profesionale.

Ministri Ismaili, me rastin e inicimit të krijimit të këtij Bordi, thekson se për realizimin e këtij synimi duhen institucione që punojnë dhe funksionojnë në bazë të ligjit, e mbi të gjitha për të adresuar brengat e qytetarëve për shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë dhe trajtim të barabartë.

Ai thekson se mandati i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, i cili kishte pasur mandat tre vjeçar ka përfunduar me datën  28 janar 2017 dhe si rrjedhojë “funksionimi i mëtejmë i kësaj trupe pa mandat dhe me strukturë të pakompletuar, reflekton negativisht edhe në mirëfunksionimin e vet SHSKUK-së dhe politikave shëndetësore në mbarë vendin”.

 Si asnjë herë më parë, Ministria e Shendetësisë është e orientuar drejt zbatimit të reformave, rritjes se transparencës dhe llogaridhënies, fuqizimit dhe profesionalizimit të këtij sektori.

Sipas Ligjit për Shëndetësi, Bordi Drejtues i SHSKUK-së emërohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë dhe në përbërjen e tij duhet të ketë: Një përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës; Një përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; Një përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; Një përfaqësues nga Spitalet Rajonale, në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore; Një përfaqësues nga shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në bazë të propozimit të Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës; Një  përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë; dhe Një ekspert të menaxhmentit shëndetësor, me kualifikime të larta profesionale dhe shkencore, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)