24 Prill 2024

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë nesër viziton Kosovën

Prishtinë, 5 maj - Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga Ministri Bujar Bukoshi dhe nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramë Manaj.

Ministri Bukoshi dhe Ministri Osmani, gjatë takimit bilateral që do të zhvillohet në Ministrinë e Shëndetësisë, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë dhe të medicinës.

Marrëveshja që do të nënshkruhet nesër parashikon ndihmën dhe bashkëpunimin bilateral midis dy shteteve në baza ta barabarta, reciproke dhe të interesit të përbashkët.


Takimi në Ministrinë e Shëndetësisë fillon në orën 11:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)