01 Tetor 2020

Ministri Gashi inkurajon thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi

Prishtinë, 22 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, me anëtarët e kabinetit të tij priti sot në një takim krerët e Universitetit dhe Fakultetit të Mjekësisë dhe të Edukimit Trakya nga Turqia, me të cilët është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe të edukimit midis Kosovës e Turqisë.


Ministri Gashi i ka njohur delegacionin e Universitetit Trakya për Marrëveshjen e bashkëpunimit që ekziston midis Kosovës e Turqisë, e cila, sikur ka theksuar Ministri Gashi, i ka hapur rrugë bashkëpunimit institucional midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë , sipas të cilës një numër i pacientëve kosovarë do të trajtohen në spitalet e Turqisë, këmbimin e ekspertëve dhe në edukim të vazhduar profesional.


Ministri i ka inkurajuar krerët e Universitetit Trakya që të intensifikojnë bashkëpunimin me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi marrëveshja midis dy shteteve ka hapur rrugën për bashkëpunim ndërshtetëror, ndërkohë që në fokus të diskutimeve të sotme kanë qenë kardiokirurgjia dhe kardiologjia, për çka ministri ka theksuar nevojën e ndihmës së Turqisë për funksionalizimin e  këtyre shërbimeve edhe në Kosovë.


Ekspertët nga Turqia janë shprehur të kënaqur më mundësinë e hapur për bashkëpunim konkret dhe, sipas tyre, ky bashkëpunim mund të startojë shumë shpejt midis universitetit të tyre dhe autoriteteve shëndetësore dhe edukative të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020 - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)