29 Mars 2024

Ministri Bukoshi priti drejtuesit e spitalit të qytetit Bajram Curri

Prishtinë, 28 prill Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, me bashkëpunëtorë priti sot në një takim drejtuesit e Spitalit të qytetit Bajram Curri nga Shqipëria.

Në këtë takim është biseduar për vështirësitë që ky spital nga Shqipëria ka në sigurimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e këtij qyteti në veri të Shqipëri, për çka drejtuesit e saj kanë kërkuar mbështetje nga autoritetet shëndetësore kosovare.

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur gatishmërinë e saj që përmes Spitalit Rajonal të Gjakovës, të ofrojë ndihmë në shërbime shëndetësore për qytetarët e qytetit të Bajram Currit si dhe ndihmë përmes asistimit me kuadro mjekësore sipas nevojave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)