18 Prill 2024

Ministri Agani vizitoi Spitalin “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë

Prishtinë, 9 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani bashkë me U.D. të Sekretarit të Përgjithshëm dr. Gani Shabani dhe bashkëpunëtorë të tjerë vizitoi sot Spitalin “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë, ku u prit nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit, dr. Rexhë Kovaçi me bashkëpunëtorë.

Gjatë vizitës në këtë spital, Ministri Agani shpjegoi para stafit drejtues të Spitalit për planin e reformave në shëndetësi, që kanë për qëllim krijimin e një perspektive të qartë për shëndetësinë e Kosovës.

Në këtë aspekt, Ministri Agani tha se MSh po punon në dy drejtime: I pari në marrjen me punët e përditshme që kanë për qëllim adresimin e nevojave dhe problemeve aktuale dhe, i dyti –rruga e reformave që ka gjetur mbështetjen edhe nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar duke filluar me reformën legjislative që ka të bëjë me miratimin e Ligji të ri të Shëndetësisë dhe Ligjin e  Sigurimeve Shëndetësore, për të siguruar një ndryshim të realitetit në shëndetësi që nis me krijimin e Shërbimit Kombëtër të Shëndetësisë, Odat e profesionistëve shëndetësore, për të vazhduar pastaj edhe me hapat e tjerë që për synim kanë krijimin e një sistemi që ofron shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e vendit.

 “Do të fillojmë së pari me zbatimin e Ligjit të ri të Shëndetësisë për të vazhduar me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore”, tha Ministri Agani.

Ai theksoi nevojën e koordinimi sa më të mirë të shërbimeve midis institucioneve shëndetësore dhe në këtë aspekt, një koordinim të tillë ai e ka kërkuar edhe midis Spitalit Rajonal të Mitrovicës dhe Spitalit të Vushtrrisë, duke marrë parasysh faktin gjeografik që këto dy spitale janë shumë afër njëri –tjetrit dhe më një riorganizim të shërbimeve, do të fitonin qytetarët e komunës së Mitrovicës dhe të komunës së Vushtrrisë.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, dr. Rexhë Kovaçi e njohu ministrin me historikun e spitalit, vëllimin e punëve dhe shërbimet që ofrohen.

Ai tha se aktualisht Spitali është shumë mirë i furnizuar me barna dhe material shpenzues dhe nuk ka mungesa, ndërsa theksoi nevojën për rritjen e kuadrit , sidomos atij të mesëm.

Në spitalin “Sheikh Zayed” që është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe për qytetarët e Vushtrrisë që ka 72 shtretër, që prej hapjes në vitin 2003 e deri më tash janë kryer 7453 lindje dhe 8878 operacione të ndryshme kirurgjike, shumica prej të cilave nga kirurgjia e përgjithshme.

Gjatë vizitës në këtë spital, Ministri ma bashkëpunëtorë vizituan edhe repartet e tij , bashkëbiseduan edhe me pacientët që ndodheshin për trajtim në këtë spital, të cilët shprehën falënderime të mëdha për përkujdesjen e personelit aty dhe trajtimin që po u bëhet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)