26 Prill 2024

Ministri Agani vizitë zyrtare në Danimarkë

Kopenhagë, 08 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. Dr Ferid Agani ka filluar sot një vizitë zyrtare në Danimarkë.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Agani u takua me Ministren e Shëndetësisë të Mbretërisë së Danimarkës Znj. Astrid Krag Kristensen dhe Drejtoreshën Regjionale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Znj. Zsuzsanna Jakab.

Temë e bisedimeve me Ministren Krag ishte thellimi i bashkëpunimit në lëmin e shëndetësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, me theks të veçantë në lëmin e sistemit të informacioneve shëndetësore.

Ndërkaq me Drejtoreshën Jakab u shqyrtuan mundësitë  për projekte të përbashkëta të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe OBSH, përfaqësimi i Kosovës në Konferencat e OBSH-së,  si dhe kandidimi i vendit tonë për anëtarësim të plotë në këtë organizatë respektabile të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nga fillimi i javës ndërkaq, në Kopenhagë në vizitë studimore ka qëndruar edhe delegacioni i zyrtarëve të lartë dhe ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, i kryesuar nga U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm Dr. Gani Shabani,  i cili për së afërmi është njoftuar me sistemin elektronik të të dhënave shëndetësore në Danimarkë, në takimet e zhvilluara në institucione të ndryshme shëndetësore dhe të mbledhjes së të dhënave në Danimarkë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)