19 Prill 2024

Ministri Agani takon investitorë kroatë të interesuar në shëndetësi

Prishtinë, 30 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në një takim Dr. Dario Sirovec, drejtor i Grupit mjekësor nga Kroacia “Ventus Pharma Med Vertebralis”, i shoqëruar nga drejtues të shëndetësisë nga komuna e Pejës.

Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të partneritetit publiko-privat në shëndetësi midis këtij grupi mjekësor dhe shëndetësisë kosovare në fushat e interesit të përbashkët siç janë  trajtimi terapeutik dhe diagnostik i sëmundjeve malinje, sëmundjet e sistemit mushkëror, ortopedi dhe në fushën e edukimit të vazhduar profesional.

Ministri Agani ka mirëpritur interesimin e investitorëve potencialë kroatë për investime në shëndetësinë e Kosovës brenda kornizës ligjore në fuqi dhe ka ofruar gatishmërinë e MSh-së për të lehtësuar procedurat që ndihmojnë në konkretizimin e këtij bashkëpunimi.

 .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)