25 Prill 2024

Ministri Agani priti Alexis Goosdeel nga EMCDDA-së

Prishtinë, 6 shtator - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në takim Alexis Goosdeel nga Qendra Evropiane e Monitorimit të Përdorimit të Drogave dhe Substancave psiko-aktive (EMCDDA), me bashkëpunëtorë.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e filluar midis Kosovës me këtë qendër me seli në Lisbonë të Portugalisë dhe për përmbylljen e projektit rajonal të IPA-së lidhur me vlerësimin e nevojave në fushën e monitorimit të përdorimit të substancave psiko-aktive dhe konfirmimin e bashkëpunimit në një projekt të ardhshëm, që është konfirmuar nga ana e Komisionit Evropian.

Në këtë takim, Goosdeel ka informuar Ministrin Agani se EMCDDA është në fazën finale të prodhimit të dy dokumenteve që kanë të bëjnë me një përmbledhje të vendit dhe hartën informative sa i përket drogave në Kosovë dhe, gjithashtu, është biseduar edhe për hapat për themelimin e Observatorit Nacional për monitorimin e përdorimit të substancave psiko-aktive në Kosovë.

Ministri Agani ka shprehur gatishmërinë e MSh-së për bashkëpunim të mëtejmë me EMCCDA dhe që në bashkëpunim edhe me faktorë të tjerë relevantë në vend, të fillohet me punë për themelimin e Observatorit Nacional për monitorimin e përdorimit të substancave psiko-aktive.

Gjatë këtij takimi u bë e ditur se në tetor, të gjitha shtetet e rajonit , përfshirë edhe Kosovën do të kenë një takim përmbyllës në Bruksel, ku do të paraqitet puna dhe sukseset e projektit të IPA-së lidhur me nevojat e shteteve për monitorimin dhe reduktimin e përdorimit të substancave psiko-aktive.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)