04 Mars 2021

Ministri Agani po zhvillon vizitë zyrtare në SHBA

Prishtinë, 10 gusht - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani është duke zhvilluar vizitë zyrtare në SHBA me ftesën e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Programit të Partneritetit Ndërshtetëror me shtetin Iowa.

Gjatë ditës së djeshme Ministri Agani realizoi takime në laboratorët shtetërore për kontrollin e ujit, ushqimit dhe mjedisit,  si dhe u njoftua me programin e ekzaminimeve sistematike kontrolluese të porsalindurve si dhe punën e Departamentit të ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Në vazhdim të vizitës së tij Ministri Agani do të vizitojë Departamentin e Shëndetit Publik , Spitalin Mersy West Lake, Universitetin Shtetëror të Iowa-s si dhe, si pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës do të pritet në takim zyrtar me Governatorin e shtetit Iowa Terry Branstad.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)