19 Prill 2024

Ministri Agani po zhvillon një vizitë zyrtare në Suedi

Stokholm, 7 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, ndodhet në vizitë zyrtare në Suedi ku është duke u njoftuar me arritjet dhe punën e Qendrës për Edukim dhe Hulumtime në lëmin e shërbimeve emergjente mjekësore në rastet e gjendjeve të jashtëzakonshme në Linkoping.

Vizita është e organizuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Qendrën Klinike Universitare të Linkopingut.

Qëllimi i vizitës është shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në lëmin e shërbimeve emergjente mjekësore në Kosovë në drejtim të ndërtimit të sistemit të shërbimeve emergjente shëndetësore për rastet e gjendjeve të jashtëzakonshme, për çka Ministria e Shëndetësisë aktualisht është duke punuar në mënyrë intenzive me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Gjatë vizitës Ministri Agani përveç me profesionistët e shumtë shëndetësor, u takua edhe me zyrtarët e lartë politik dhe publik të Këshillit të rrethit Ostergotland prej të cilëve morri mbështetje për thellimin e bashkëpunimit në këtë lëmi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)