19 Prill 2024

Ministri Agani po qëndron për vizitë zyrtare në Itali

Prishtinë, 19 prill - Me ftesë të Rendit Sovran të Shën Gjonit të Jeruzalemit – Kalorësit e Maltës,  Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof.dr. Ferid Agani po qëndron në një vizitë pesë ditore në rajonin e Sicilisë në Itali.

Gjatë vizitës, Ministri Agani ka realizuar takime të rëndësishme me personalitet më të larta të shëndetësisë së këtij rajoni,  me ç’rast është njohur për së afërmi me potencialet e rajonit të Sicilisë  në fushën e shëndetësisë, me qëllim të fillimit  të formave të ndryshme të bashkëpunimit për asistencën në shëndetësinë kosovare.

Në këtë drejtim Ministri Agani ka marrë mbështetjen e Rendit O.S.J. Malta për të nisur një numër të madh kontaktesh të drejtuesve shëndetësor të rajonit në mënyrë që të ketë projekte bashkëpunimi  dhe konventa për trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve  të ndryshme që aktualisht nuk mund të trajtohen në tërësi në Kosovë, si dhe programimi i kurseve të formimit profesional për stafin mjekësor  dhe infermierik të Republikës së Kosovës.

Gjatë vizitës së tij Ministri Agani u takua me Ministrin e Shëndetësisë për Rajonin e Sicilisë, Dr. Massimo Russo, kryetarët e komunave Patti dhe Rocca di Kaprileone, si edhe me rektorin e Universitetit të Mesinës Prof. Francesco Tomasello.

Gjithashtu, Ministri Agani pati një takim edhe në institutin ISMETT në Palermo, Qendrën e ekselencës mjekësore të rajonit të Sicilisë, të akredituar në nivel ndërkombëtar,  ku u prit nga Dr. Bruno Gridelli, drejtor i përgjithshëm i këtij institucioni, si dhe në Institutin për Kardiokirurgjinë pediatrike .

Në mes të tjerash Ministri Agani ka vizituar edhe strukturën e ekselencës Cittadella dell’ Oasi në Troina ku gjendet qendra e mirënjohur e formësimit profesional për persona me aftësi të kufizuara si dhe Instituti për sëmundje involutive të trurit dhe çrregullimet  zhvillimore të fëmijëve dhe të rinjve.

 Gjatë këtyre vizitave u shqyrtuan mundësitë  konkrete të bashkëpunimit në këto lëmi deficitare të shëndetësisë kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)