28 Mars 2024

Ministri Agani në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Abu Dhabi, 14 shkurt - Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri Ferid Agani po zhvillon një vizitë zyrtare në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, me ftesë të zyrtarëve të lartë të këtij shteti arab.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Agani me bashkëpunëtorë është pritur në Ministrinë e Shëndetësisë të këtij shteti nga dr. Easa Al Mansoori zëvendësministër dhe drejtor për marrëdhëniet të jashtme dhe organizatat ndërkombëtare.

Në këtë takim, Ministri Agani ka falënderuar nikoqirët për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për shtetin dhe popullin e Kosovës dhe është biseduar për fushat e bashkëpunimit në shëndetësi.

Po ashtu, Ministri Agani, i ka njohur mikpritësit edhe zhvillimet në shëndetësinë kosovare me theks të posaçëm në procesin e reformave.

Delegacioni i MSh-së është pritur në Abu Dhabi edhe nga drejtori gjeneral i Gjysmëhënës së Kuqe, dr. Mohamed Ateeq Al Falahi, me të cilin është biseduar për kontributin dhe rolin e organizatave humanitare në mbështetje të shëndetësisë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Në këto takime, Ministri Agani dhe delegacioni i MSh-së, është shoqëruar nga i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës për Emiratet e Bashkuara Arabe, dr. Rexhep Boja.

Paraprakisht, para udhëtimit për në Emiratet e Bashkuara Arabe, delegacioni i MSh-së ka qëndruar në Turqi,  ku është pritur në Shoqatën e Prishtinasve në Stamboll si dhe ka vizituar edhe komunën e Bajram Pashës në Stamboll, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Kryetari i bashkisë dhe deputetë të Parlamentit turk.

Në takimin e organizuar nga Komuna e Bajram Pashës, për ta shoqëruar delegacionin e Kosovës përveç përfaqësuesve të shoqatave të bashkë-atdhetarëve në Turqi, delegacionit të komunës së Bajram Pashës, deputetëve të Parlamentit turk, kanë marrë pjesë edhe  bashkë-atdhetarë,  ndërsa në takim, Ministri Agani  ka falënderuar popullin turk dhe bashkë-atdhetarët për ndihmën e dhënë për Kosovën, duke i çmuar lart vlerat njerëzore që i bëjnë të tregojnë respekt për njëri-tjetrin dhe për bashkëjetesë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)