23 Prill 2024

Ministri Agani në vizitë të Fondacionit Rumeli në Stamboll

Prishtinë, 11 shkurt - Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri Ferid Agani dhe zëvendësministri Naim Fetahu po qëndrojnë për një vizitë në Fondacionin Rumeli në Stamboll, me ftesë të Shoqatës së Prishtinasve në Stamboll.

Gjatë vizitës, delegacioni kosovar u informua nga afër me aktivitetet e këtij fondacioni. Njëherësh i vizitoj edhe konviktin e studentëve ballkanas dhe shtëpinë e pleqve të këtij fondacioni.

Ministri Agani në takimin e përbashkët me përfaqësues të Shoqatës së Prishtinasve në Stamboll dhe përfaqësuesve të Fondacionit Rumeli shprehu falënderimet dhe mirënjohjet e tij personale dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e çmuar që po vazhdon të jap populli turk dhe shqiptarët që jetojnë në Turqi për shëndetësinë dhe shtetin e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite në Stamboll, Ministri Ferid Agani ka dhënë një intervistë ekskluzive për Televizonin Tek Rumel. Bashkë me Ministrin në këtë intervistë ishte edhe Kryetari i Komunës së Bajram Pashës të Stambollit, Z. Atila Aydiner.

Gjatë kësaj interviste, Ministri Agani ka folur për angazhimet reformuese në sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimim konstruktiv mes dy Ministrive të Shëndetësisë dhe përkrahjen substanciale të Qeverisë turke në sistemin shëndetësorë të Kosovës.

Po ashtu, Ministri Agani ka folur edhe për aspekte të të tjera të bashkëpunimit të suksesshëm midis dy ministrive përkatësë me theks në  bashkëpunimin e ardhshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)