28 Mars 2024

Ministri Agani në Shqipëri

Tiranë, 24 tetor - Me ftesë të  Rektorit të Universitetit Clemson në Karolina e Jugut (SHBA), Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr.Ferid Agani mori pjesë në inaugurimin e Programit të Doktoratës së Studimeve Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin të Universitetit Clemson  nga SHBA në Republikën e Shqipërisë, që do të zbatohet në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti në Tiranë.

Krahas autoriteteve politike dhe akademike, në inaugurim mori pjesë edhe Ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Arvizu  dhe Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, Nora Malaj.

Në fjalën e tij, Ministri Agani që ishte ndër ideatorët dhe bartësit e këtij projekti, theksoi rëndësinë e fillimit të bashkëpunimit superior akademik ndërmjet universiteteve të SHBA dhe universiteteve në hapësirat shqiptare për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet SHBA, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe paralajmëroi fillimin e programit të ngjashëm të studimeve të doktoratës në bashkëpunim me institucionet universitare të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)