28 Mars 2024

Ministri Agani ka filluar sot një vizitë zyrtare në Turqi

Prishtinë, 23 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani po kryeson një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka filluar sot një vizitë zyrtare disa ditore në Republikën e Turqisë.

Gjatë ditës së sotme Ministri Agani do të marr pjesë në hapjen e panairit shëndetësor në Bursa, ku do të marrin pjesë delegacione shëndetësore nga vendet e Ballkanit.

Ministri Agani dhe delegacioni i MSh-së do të marr pjesë në takimin e delegacioneve me Guvernatorin e Bursës dhe më pas edhe me kryetarin e Bursës Metropolitane Rexhep Altepe.

Gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, Ministri Agani do të takohet në Ankara me Ministrin e Shëndetësisë Rexhep Akdag, për të biseduar për bashkëpunimin Kosovë Turqi në fushën e shëndetësisë si dhe do të ketë takime edhe me zyrtarë dhe përfaqësues të tjerë të shtetit e organizatave të ndryshme të Republikës së Turqisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)