26 Prill 2024

Ministri Agani flet për reformën shëndetësore në Kosovë

Dartmouth, 13 nëntor - Gjatë qëndrimit të tij në Institutin Dartmouth në SHBA, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani takoi Dr. Joe O\'Donnell ish -dekan i Fakultetit të Mjekësisë Gesiel të Dartmouthit, Prorektorin për marrëdhënie ndërkombëtare, Lindsay Whaley, Prof. Thomas Luxon- drejtor i edukimit të avancuar në Dartmouth, Dr. David Goodman-drejtor i Qendrës për politika shëndetësore si dhe mikun e kahmotshëm të Kosovës dhe dashamirin e popullit të Kosovës, Dr. James Strickler -ish dekan i Fakultetit të Mjekësisë Geisel.

Ministri Agani iu drejtua auditoriumit të gjerë të Fakultetit të Mjekësisë Geisel me ligjëratën: “Zhvillimi i reformave shëndetësore në vendin e dalë nga lufta”.

Konkretisht, Ministri Agani ka elaboruar konstituimin dhe realizimin e reformave në shërbimet  e shëndetit mendor në Kosovë,  ligjëratë kjo që përcoll  me shumë vëmendje dhe u pasua me numër të madh të pyetjeve nga publiku i gjerë, studentët dhe mësimdhënësit e fakultetit.

Ministri Agani u është i është drejtuar audiencës në auditoriumin “Dickey Center for International Understanding”,  ku kohë më parë një auditoriumi të gjerë i ishte drejtuar edhe  presidentja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së saj në Institutin Dartmouth.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)