21 Shkurt 2020

Mërgimtari nga Zvicra jep donacion një automjet për QKMF-në në Rahovec

Rahovec, 23 gusht - Mërgimtari dhe humanisti Sefer Gashi nga fshati Drenoc i komunë së Rahovecit, i cili jeton dhe punon në Zvicër, sot e ka sjellë një automjet, donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Fahredin Hoti” në Rahovec.

Pas pranimit të donacionit kryetari i komunës Smajl Latifi, ka thënë se donacion si ky i mërgimtari Sefer Gashi i cili jeton dhe punën në Zvicër janë të nevojshëm duke e përgëzuar për gatishmërinë dhe humanizmin e tij. Automjeti i pranuar sot si donacion, do të përdorët për  kryerjen e shërbimeve për persona me aftësi të veçanta.

Mërgimtari Sefer Gashi, e ka falënderuar kryetarin për bashkëpunimin e treguar deri tek realizimi i këtij donacioni dhe ka thënë se ky automjet besoj që do të ua lehtësoj sadopak punën personelit që të kryejnë punë sa më efikase për personat me nevoja të veçanta.

Qazim Cana, doktor në QKMF-në  “Fahredin Hoti”,  është shprehur falënderues ndaj kryetarit Latifi, për angazhimin e tij për mbështetje e treguar në vazhdimësi për sektorin e shëndetësisë, ndërsa për mërgimtarin Gashi ka thënë se e vlerësoj lartë humanizmin, duke thënë se ky donacion është shumë i rëndësishëm , pasi që do të lehtësoj punën e personelit që merren me trajtimin e pacientëve me nevoja të veçanta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)