28 Mars 2024

Mbi një miliardë njerëz jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar

Prishtinë, 3 dhjetor  - UNICEF-i sot përkujton Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një rast për të përkushtuar vetën tonë për mbrojtjen e të drejtave të çdo fëmije, veçanërisht atyre me nevoja të veçanta.

Mbi një miliardë njerëz, ose rreth 15 për qind e popullsisë së botës, jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar.

Personat me aftësi të kufizuara, "minoriteti më i madh në botë", shpesh përballen me pengesa për pjesëmarrje në të gjitha aspektet e shoqërisë. Pengesat mund të marrin forma të shumëllojshme që rrjedhin nga legjislacioni apo politika, apo nga qëndrimet ose diskriminimi shoqëror. Rezultati është se personat me aftësi të kufizuara nuk kanë çasje të barabartë në shërbime, përfshirë arsimin, punësimin, kujdesin shëndetësor, transportin, pjesëmarrjen në politikëbërje apo drejtësi.

Bazuar në një raport të botuar në janar 2012 nga Zyra për Qeverisje të Mirë të Kosovës dhe UNDP, rreth 150,000 persona me aftësi të kufizuara vuajnë nga përjashtimi nga një apo më shumë aspekte nga çasja në kujdes shëndetësor, e drejta për arsimim të barabartë, mundësi të barabarta në punësim, si dhe pjesëmarrje në jetën politike dhe publike. Raporti gjithashtu zbuloi përfshirjen e pamjaftueshme të të drejtave të atyre me aftësi të kufizuara në politikat publike dhe koordinimi i dobët ndërmjet organeve monitoruese në raportimin e progresit në këtë fushë.

Dëshmitë dhe përvoja tregojnë se kur pengesat për gjithëpërfshirjen e tyre largohen dhe personat me aftësi të kufizuara fuqizohen për të marrë pjesë në jetën shoqërore, i gjithë komuniteti përfiton. Pengesat me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara janë një dëm për shoqërinë si tërësi dhe çasja është e nevojshme për të arritur përparim dhe zhvillim për të gjithë.

Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) pranon se ekzistenca e pengesave përbën një komponent qendror të aftësisë së kufizuar. Sipas Konventës, aftësia e kufizuar është një koncept evoluues që "rezulton nga ndërveprimi mes personave me aftësi të kufizuara dhe qëndrimeve e pengesave mjedisore që pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët."

Në konferencën për "Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë" organizuar në shtator të 2012-ës, nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve dhe e mbështetur nga zyra e UNICEF-it në Kosovë, janë identifikuar shumë boshllëqe si në mirëqenie, shëndetësi dhe veçanërisht në fushën e arsimit siç është mungesa e një plani individual për arsim, mungesa e legjislacionit dytësor që ofron arsimin gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara, mungesa e teksteve shkollore etj.
 
Çasja dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është e drejtë themelore, që njihet nga KDPAK dhe nuk janë vetëm objektiva, por edhe para-kushte për gëzimin e të drejtave të tjera.

UNICEF-i është i përkushtuar për të mbështetur përpjekjet për të thyer barrierat që i pengojnë fëmijët me aftësi të kufizuara të jetojnë në pjesëmarrje të plotë në shoqëri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)