25 Prill 2024

Mbi 60 milionë te infektuar nga koronavirusi në mbarë botën

Prishtinë, 25 nëntor - Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 60 milionë.

Gjithsej 60.151,799 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 12.956.783 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (9.222.216), Brazili (6.121.449), Franca (2.153.815), Rusia (2.138.828), Spanja (1.614.126), Britania (1.538.794), Italia (1.455.022), Argjentina (1.381.795), Kolumbia (1.262.494) dhe Meksika (1.060.152).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,41 milionë njerëz, kurse mbi 41,5 milionë janë shëruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)