19 Prill 2024

Mbi 500 mijë te infektuar dhe mbi 22 mijë të vdekur nga koronavirus në gjithë botën

Gjenevë, 26 mars - Numri i rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në gjithë botën ka shkuar në mbi 500 mijë ndërsa deri më tani, në mbarë botën jetën kanë humbur 22.334 njerëz.

Gjithsej 500.542 raste janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Kinë, me 81.285 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten SHBA me 74.422 raste dhe Italia me 74.386.

Pas tyre vijojnë Spanja me 56.197 paceintë, Gjermania me 41.519, Irani me gjithsej 25.233 raste deri më tani, Franca me 25.233 dhe Zvicra me 11.712 raste.

Vendet në fjalë janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 10 mijë me të infektuar nga virusi.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në Kinë, deri më tani është përhapur në afër 200 vende dhe rajone në mbarë botën.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)