25 Prill 2024

Mbi 30 gra shtatzëna në spital për shkak të Covid-19

Prishtinë, 1 shtator - Në Kosovë janë mbi 30 gra shtatzëna që po shërohen në spitale për shkak të koronavirusit Covid-19.

Shifra është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, që thotë se fatkeqësisht njëra prej tyre ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ministria sqaron se në Klinikën e Gjinekologjisë janë shtruar në ditët e fundit 31 gra shtatzëna, prej të cilave 10 kanë pasur nevojë për trajtim me oksigjen, ndërsa dy të tjera janë shtruar në terapi intensive. Njëra prej viktimave, e datëlindjes 1991 ishte pikërisht në terapi intensive.

Kosova regjistroi 26 viktima të tjera këtë të martë nga Covid, ndërsa numri i të infektuarve u rrit sërish me mbi 1300 raste.

Spitalet në vend janë të tejmbushur, ndërsa për të përballuar situatën, në spitalin e Prishtinës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi shtimin e 80 shtretërve të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)