27 Prill 2024

Mbi 1,7 milion te infektuar me koronavirus në mbarë botën

Prishtinë, 11 prill - Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar shifrën 1,7 milion ku edhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 102.899 njerëzve, per deri sa 377.850 njerëz janë shëruar.

Gjithsej 1.703.820 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 503.280 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 158.274 raste, Italia me 147.577, Franca me 124.869 dhe Gjermania me 122.171 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 81.953 raste.

Pas tyre vijojnë Britania me 73.758 raste, Irani me 68.192, Turqia me 47.029 raste, Belgjika me 26.667, Zvicra me 24.551, Holanda me 23.097, Kanadaja me 22.148, Brazili me 19.943, Portugalia me 15.472, Austria me 13.561, Rusia me 11.917, Koreja e Jugut me 10.450 dhe Izraeli me 10.408 raste me COVID-19.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 102.899 njerëzve deri më tani, ndërsa 377.850 njerëz janë shëruar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)