25 Prill 2024

Mbi 1,367 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kinë

Vuhan, 14 shkurt - Autoritetet në provincën Hubei të Kinës thonë se 254 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi duke çuar numrin në më shumë se 1,367 që nga muaji dhjetor.

Zyrtarët e shëndetësisë në Hubei, thanë se kanë ndryshuar metodën e zbulimit të rasteve të reja, nga një test laboratorik, në skanime të kompjuterizuara të trupit.

Ndryshimet e kanë rritur numrin e personave të identifikuar si bartës të virusit në rreth 60 mijë.

Lajmi për vdekje dhe infeksione të reja erdhi një ditë pasi Kina kishte thënë se numri i rasteve të reja kishte rënë për një ditë të dytë radhazi.

Situata ka çuar në shkarkimin nga detyra të Jiang Chaoliang si udhëqës i Partisë Komuniste për provincën Hubei, vendim që pason shkarkimin e dy zyrtarëve të tjerë të lartë të shëndetësisë në po të njëjtën provincë.

Agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua njoftoi se ish kryetari i Bashkisë së Shangait, Ying Yong do të zëvendësojë Jiang, i cili ishte kritikuar nga publiku për mënyrën e trajtimin të situatës pas shpërthimit të virusit.

Sot Pekini dërgoi një personel ushtarako-mjekësore prej 1400 vetësh në qytetin Wuhan ku besohet se u përhap për herë të parë virusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)